Presidenti filipinas i tregon gishtin e mesit BE-së: Do t'ju çoj në djall të gjithëve
Dritare.net
Arsyeja është se BE shpesh herë e ka kritikuar lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe trafikimin e drogës.
Deri më tani Duterte është shprehur se i ka hapur luftë e madje tolerancë zero ndaj trafikantëve të drogës.
Pak ditë më parë presidenti u shpreh se donte kohë që t'i vriste të gjithë trafikantët dhe një deklaratë tjetër shokuese ishte kur ofendoi nga nëna presidentin Obama.
“Kur isha kryetar bashkie, ishim në rregull, por tani gjërat kanë ndryshuar sepse jam president dhe përfaqësoj kombin. Unë jam presidenti i Republikës. Përse duhet të fyhem? Përse duhet të anatemohem. Mënyra juaj e të menduarit është sikur unë të jem vartësi juaj. Për këtë arsye, po ju çoj në djall të gjithë”, u shpreh Rodrigo Duterte, president i Filipineve.
Pas sharjeve të rënda të drejtuara OKB-së, Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Barack Obama, Bashkimi Europian ishte shënjestra më e fundit e Dutertes që e mori pushtetin në muajin maj me premtimin e goditjes së pamëshirshme të tregtisë së drogës.
Që prej vendosjes se tij ne krye te shtetit ne 30 qershor, në Filipine janë ekzekutuar të paktën 3.800 vetë. Lideri filipinas i ftoi megjithatë Kombet e Bashkuara dhe bllokun europian ta hetojnë fushatën e tij antidrogë, të cilën siç u shpreh disa ditë më parë, mund ta zgjeroje akoma më shumë vitin që vjen, sepse se e kishte nënvlerësuar thellësinë e vërtetë të problemit.