Presidenca: Ja pse 2 indianët morën shtetësinë shqiptare!
Dritare.net
Presidenca e Shqipërisë ka sqaruar procedurën e pajisjes me pasaportën shqiptare për dy biznesmenët indianë të shpallur në kërkim për akuzën e pastrimit të pastrimit të parave ne vendin e tyre.
Reagimi i plotë:
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, z. Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara, se:
Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.
Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare./A.C/dritare.net