Prekni këto zona për të ditur nëse keni kancer!
Dritare.net
Shumica prej nesh kanë përjetuar “fryrjen e gjëndrave”. Por shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë janë gjëndrat, ose se çfarë përfaqësojnë ato. Nyjat limfatike janë organe të vogla të përbëra nga limfocitet dhe indi lidhor. Ato kanë rolin mbrojtës dhe janë të vendosura në pjesë të ndryshme të organizmit.
Ndonjëherë sistemi limfatik është objektivi kryesor për kancerin. Shfaqja e gjëndrave zakonisht ndodh në qafë, përreth kokës, apo nën sqetull, por mund të formohen edhe pas veshit. Shoqërohen me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë. Si do t’i njihni nyjat e dëmtuara limfatike?
Shpeshherë kanë madhësinë e bizeles ose mund të kenë madhësinë e qershisë. Nëse vëreni ënjtje të gjëndrave limfatike nuk duhet përnjëherë të shkaktoni panik, sepse kjo jo gjithmonë është tregues i sëmundjes së rrezikshme. Shumë lehtë mund t’i dalloni me një prekje të lehtë, këshillon dritare.net
Këto janë simptomat që mund t’i përjetoni: shfaqje të gungave, dhimbje kur ta prekni gungën, dhimbje koke, lodhje, dhimbje në fyt, rrjedhje të hundës, kollë, ethe, mbetje pa frymë, nxehtësi dhe lëkurë të skuqur te nyjat limfatike-djersitje. Këshillohuni me specialistin nëse dëshironi ta dini nëse kjo është sëmundje serioze ose vetëm ftohje. Nëse e përdorni hudhrën si ilaç natyral, trupi do t’i luftojë infeksionet dhe do ta forcojë sistemin imunitar, e po ashtu pakëson inflamacionet që shkaktojnë ënjtjen e nyjave limfatike./K.C/dritare.net