Postoni gjithçka nga dashuria juaj në facebook? Ja çfarë kuptimi ka
Dritare.net
Sipas një eksperti të marrëdhënieve sentimenttale, mund të jetë një taktikë për të maskuar një pasiguri rreth gjysmës tjetër.
Niki Goldstein një seksolog rezident në Australi, ka zbuluar se sjellja e të ndarit thuajse çdo gjë në Facebook, Instagram dhe rrjete sociale të ngjashme, është thjesht një tentantivë për të qenë të sigurtë online se gjithçka po shkon mirë.
“ Shpesh ai që poston më shumë pret që ta konfirmojë marrëdhënien e tyre, sipas Daily Mail. “ Duke marrë like dhe komente duke u siguruar, dhe duke lënë të tjerët të konfirmojnë dashurinë që po jetojnë”, vazhdojn eksperti
Por, nuk mbaron këtu. Për doktoreshën Goldstein, publikimi i menjëhershëm i një fotoje apo të një videoje mënjëherë në shoqërinë e partnerit, tregon edhe paaftësinë për të shijuar në mënyrë të plotë momëntin dhe gëzimin e të qenurit së bashku.
Një shenjë e dukshme që marrëdhënia nuk është solide.“Ka persona që impenjohen më shumë për të bërë një selfie në çift, duke zgjedhur filtrin më efikas, për të zgjedhur hashtagun më të mirë sesa për të shijuar momentin”, shpjegon seksologu.“Në këtë mënyrë të bërit një selfie nuk është e finalizuar për të patur një kujtim të bukur të ditës./dritare.net