Portieri i Elbasanit golashënues, 5 gola deri tani në kampionat
E Hënë 9 Prill 2018, 17:05
Dritare.net
Në kampionatin shqiptar, saktësisht në Kategorinë e Dytë, portieri i Elbasanit, Elvis Kotorri është kthyer në një goleador për ekipin e tij. Ai ka shënuar 5 gola deri tani, të gjitha nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa të fundit e realizoi ditën e djeshme kundër Gramozit.
Kotorri, tashmë 38 vjeç nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur, madje përveç paraqitjeve të mira në portë, ai po ndihmon Elbasanin të ngjitet në Kategorinë e Parë edhe me golat e tij./d.m-dritare.net