Policia raportoi për përdhunim, flasin familjarët: Ja çfarë u bënë fëmijëve tanë!
Dritare.net
“Fëmijët ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë së një shoku, kur i janë afruar dy djemtë e tjerë. Ata i kanë joshur dhe i kanë çuar në oborrin e shkollës “Teli Ndini” tregojnë familjarët. Sipas tyre, atje fëmijët janë dhunuar, u janë kërkuar lekë, duke u kërcënuar, madje edhe janë detyruar të pijnë duhan me forcë. Sipas prindërve, fëmijëta janë ende të traumatozuar për atë që u ndodhi.
“Ata mundën të largoheshin e të shpëtonin” thonë ata, duke shtuar se sipas fjalës së mjekëve dhe ekspertizës “nuk është arritur përdhunimi”.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, siç lajmëron Policia, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6 vjeçarë, raporton ‘Panorama”. Por Policia i është referuar kallëzimit që i ka ardhur në Komisariat, teksa aktekspertimi sot ka treguar se fëmijët nuk ishin përdhunuar, pra ngjarja ka mbetur ne tentative.
Policia, pasi i ka marrë në pyetje, ka bërë arrestimin e 14 vjeçarit F.N, ndërsa për 11 vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.