Policia përgënjeshtron Berishën: Nxjerr foto të vjetra
Dritare.net
Në lidhje me këto foto ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, e cila ka përgënjeshtruar Berishën, duke deklaruar se fotot e publikuar nga ai janë të vjetra.
“Përgënjeshtrim
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:
Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.
Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit: https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14012-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-10-korrik-2018”, thuhet në reagimin e policisë./ I.M-Dritare.net