"Policia nuk e dhunoi", familjarët e Enea Ftoit: Do të bëjmë vetëgjyqësi
Dritare.net
“Vendimi i Prokurorisë i padrejtë. Nuk e pranojmë vendimin. Policia ka ushtruar dhunë ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën te prerë. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. I bej thirrje Arta Markut te beje veting për prokuroret e Korçës. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po me torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave.",- tha i ati i Enea Ftoit, ndërsa shtoi se do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi. Ai i kërkon Prokurores së Përgjithshme, Arta Markut të bëjë veting edhe për prokurorët e Korçës.
Prokurorja e çështjes së Enea Ftoit doli në konluzionin se, policia nuk ka ushtruar dhunë, por ai vuante nga një sëmundje në mushkëri./K.C/dritare.net