Policia në fakultete, Lleshi thirrje studentëve: Universiteti është i të gjithëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi në një dalje për mediat ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë.

Lleshaj në deklaratën e tij tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar  dhe  u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve.”- tha Lleshaj./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 21 mars 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.