Policia e Tiranës paralajmëron qytetarët për aksidentet automobilistike
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 18:06
Dritare.net
Kontrollet e vazhdueshme me radar për shpejtësinë tej normave të lejuara apo pikat e kontrollit për matjen e nivelit të alkoolit me drager kane bërë që gjatë muajit të kaluar, në territorin e kryeqytetit të mos ketë asnjë aksident me pasoje vdekjen.
Ndryshe nga nëntori i një viti më parë, kur për shkak të aksidenteve automobilistike kanë humbur jetën 11 persona. Policia Rrugore paralajmëron qytetaret që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi masat do të jenë edhe më të ashpra gjatë muajit dhjetor, për shkak edhe se parashikohet një fluks i lëvizjes se automjeteve me rastin e festave të fundvitit./A.C/dritare.net