Policia e Kosovës: Ja kush e vrau Oliver Ivanoviç!
E Shtunë 24 Nëntor 2018, 08:08
Dritare.net
Burime të policisë së Kosovës, i kanë thënë " BIRN" se tanimë kanë një të dyshuar kryesor për vrasjen e Ivanoviçit.
Milan Radoçiç, biznesmeni i fuqishëm i konsideruar si mbajtësi i vërtetë i pushtetit në veriun e Kosovës, është i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.
Vetë ky i fundit e pat përcaktuar dikur Radoiçiçin si figurë kyçe të një sistemi frikësues pushteti në atë zonë. Në muajin qershor, biznesmeni u emërua zëvendëspresidenti i listës serbe.
Ai vetë nuk ka komentuar mbi lajmin se konsiderohet i dyshuar për vrasjen e bujshme të politikanit lokal serb. Policia e Kosovës arrestoi sot katër persona në kuadrin e hetimeve mbi ngjarjen e 16 janarit të këtij viti./ I.M-Dritare.net