Policia: Balla u rrah nga Malltezi për shkak të detyrës
E Shtunë 25 Qershor 2016, 15:03
Dritare.net
Në një komunikatë për mediat, ky komisariat, bën me dije se i janë referuar materialet prokurorisë për shtetasin J.M, 44vjeç, pasi në tranzitin në Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin Balla.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.