Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e Sokol Ramës

Është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës i dyshuari si ekzekutori i Sokol Ramës. Sokol Rama u gjet i vrarë në makinën e tij, tri javë pasi ishte shpallur në kërkim. Rama ishte larguar pa gjurmë nga shtëpia.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datë 19.02.2019, ku në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Lugu  i Thellë” u gjet trupi i pajetë i shtetasit S.R.(i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”), nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit,  u bë ndalimi i shtetasit R.M. Nga hetimet e kryera ky shtetas rezulton të jet autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit S.R.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasja me dashje”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe ” Fshehje ose asgjësim i kufomës”, parashikuar nga nenet 76, 278 dhe 303 të Kodit Penal.”,- njofton policia/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Video/ Përgjimet e reja  mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të policisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.