Policia arreston ish-drejtorin e Burgjeve, reagon ministrja e Drejtësisë
E Diel 21 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
Lidhur më këtë arrestim ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila shprehet se i ka propozuar kryeministrit shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko më 3 shtator të këtij viti.
“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.
Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”, shprehet Etilda Gjonaj. V.D/Dritare.net/