Polici i akuzuar për skandalin me të miturën: Videoja është e imja

Polici, Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares që publikoi videon, ku shihej teksa bënte veprime të turpshme në prani të adoleshentes. Bajrakurti, pas arrestimit është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ai e ka pranuar se videoja e shpërndarë në medie është e tija, por që nuk ka lidhje me vajzën e mitur. Sipas tij kjo video nuk ka lidhje as me akuzat që i janë bërë nga nëna e vajzës 15-vjeçare, që pretendon se e shantazhuar dhe kërcënuar. Megjithëse, Bajrakurti i mohoi akuzat, Prokuroria e Shkodrës dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet për policin.

LEXO DHE :  Foto/ Të famshmit që nuk janë plakur fare, këto 10 vjet!

Polica ka nisur të verifikojë edhe deklaratat e nënës së të miturës, pasi sipas saj ajo nuk është pritur në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër për të bërë denoncim për policin./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.