Policë barkdërra/ Lleshaj sqaron shkresën: Jam cituar keq
Dritare.net
Krasta: Në një nga reagimet tuaja të para publike si ministër i brendshëm, ndoshta si zv/ministër i brendshëm i periudhës të procesit presidencial, ju i jeni referuar barkut të fryrë të policëve.. si m thënë një nga reagimet para në mos reagimi i parë. ishte e rastësishme, ishte qëllimshme për të dhënë masazhin që jo vetëm një element i tillë, që është për hir të së vërtetës i dallueshëm, por që ju jeni atij që të shihni me shumë kujdes atë që ndodh në policinë e shtetit?
Lleshaj: Së pari dua të them që është citur gabim sepse nuk është në fjalorin tim dhe as në terminologjinë time përdorimi i këtyre definicionve pezhorative… nuk përdor këto terma unë. Madje është nisur një proces ndaj atij që ka vendosur në gojën tim një fjalë që nuk është e imja. Por sigurisht kam kërkuar dhe është pjesë e objektivave të mi për të arritur modernizimine policisë së shtetit në shumë aspekte. Në aspektin e pajisjes, arsimimit, trajnimit, të paraqitjes, të kondicionit fizik. Fjala ka qenë për kondicionin fizik. Policia e Shtetit është një strukturë që shumë detyra i kryen edhe përmes angazhimit fizik./ I.M-Dritare.net