Polica shtrëngon rripin, shoferët test edhe për drogën në timon
Dritare.net
Policia Rrugore ka kryer procedurat për blerjen e këtij modeli drageri, i cili arrin të konstatojë deri në 8 lloje subtancash narkotike.
Ndryshe nga testi alkoolit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohet të fryjnë aparaturën, për testin e drogës në pak sekonda atyre u merren nga goja mbetje që analizohen nga drageri.
Një drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë, si dhe i hiqet patenta deri në një vit dhe për rimarrjen e saj duhet të paraqesë vërtetim mjekësor toksikologjik që është i pastër.
Në varësi të masës së përdorimit të substancave të palejuara, apo pasojave drejtuesi i mjetit rrezikon edhe arrestimin në flagrancë.
Përdorimi i testit të drogës për drejtuesit e mjeteve aplikohet pothuajse në të gjithë vendet e zhvilluara.
Aktualisht policia rrugore shqiptare kur ka dyshime që një drejtues mjeti është nën efektin e substancave të paligjshme, procedon me analiza gjaku që kërkojnë kohë dhe procedura të zgjatura./d.m-Top Channel