Për Ramën, reforma në arsim ka transformuar sot shkollat në vend, duke nisur nga “Qemal Stafa”, mjediset e të cilit sot sipas tij janë të denja dhe me standardet e duhura.
Rama e mbylli fjalimin e tij me një poezi, ndërsa nuk i kurseu batutat për Princin Leka, që ishte gjithashtu i pjesëmarrës në eventin e organizuar me këtë rast.
“Llogariteni që këtu keni dhe një princ që s’ka studiuar në gjimnazin “Qemal Stafa”. Gjyshi i tij me Qemal Stafën ka pasur probleme të mëdha, por princi ka ardhur këtu për të kremtuar 90-vjetorin e gjimnazit “Qemal Stafa”, tha Rama, teksa më pas recitoi nje poezi të “Qemal Stafës” e titulluar “Të Dy”.
Poezia e plotë
TË DY ...
Vepra lodhëse e kohës u ka kërrusun shpinat e mësueme me bajtë peshën e vjetëve.
Lotët e derdhun me çurga u kanë sgavrue') gropat e syve të mësuem me qa.
Vuejtjet e pësueme u kanë shenjuem rrudha të shumta, të shpeshta..
Tërhekin me vete barrën e randë të qenieve të tyne të veshkuna.
Ecin ngadalë, tue matun hapat.
Dritat e bulevardit shkëlqejnë si shpresat e arta të djalërisë së tyne të kalueme.
Të dy vërejnë me kureshtje boitën e huej, që u lëviz përqark.
Sa e ndryshme asht prej botës që ata jetuen!
Të bashkuem prej shkopit të lëmuet, shikojnë me frikë gëzimin e njerëzve që u shkojnë pranë.
Lodhun nga rruga e gjatë e plot pluhun ndalen në cepin e trotuarit.
Aty mund të vërejnë të tjerët me qetësi. . . pa u bezdisë.
Të ulun mbi gurin e ftohtë, i kapin dorën njeni-tjetrit si përkëdhelje.
Dhe qeshin.
Rrudhat e fytyrave thellohen.
Ç'dritë e artë i ka depërtue dy zemrat e lodhuna?
Ndoshta kujtimi i çastit të pangurtë kur, të frikshëm dhe dyshues. banë për të parën herë premtimet e ambla. . .
Ndoshta kujtimi i lodhjeve të shumta, i vërejtjeve të shpeshta, që u kushtoi jeta ...
Nuk e di.
Ata qeshin.
Dritat e ndritshme të rrugës shkëlqejnë si shpresat djaloshare.