Po tentonte të kalonte armë në Shqipëri, arrestohet kosovari në Morinë
E Diel 15 Prill 2018, 13:01
Dritare.net
Nga burimet e Dritare.net në policinë kufitare mësohet se shtetasi kosovar është kapur në vijën e dytë të kufirit me 3 armë tip, pistoletë.
Shtetasi nga Kosova është arrestuar dhe është duke u mbajtur për verifikim, ndërsa makina e tij i është nënshtruar një kontrolli të imtesishëm në skanerin pranë pikës kufitare të Morinës./ I.M-Dritare.net