Po mbyllet një vit i tmerrshëm. Ja gjithë sulmet terroriste në Evropë, në 2016!
Dritare.net
Shumë qytetarë kanë humbur jetën nga sulmet terroriste të militantëve të ISIS. Janë të paktën 7 raste kryesore të këtyre sulmeve vdekjeprurëse që kanë tronditur kontinentin më të vjetër.
Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme (19 dhjetor), pati 3 sulme të ndryshme; në Ankara u vra ambasadori rus, në Berlin 12 persona u shtypën nga një kamion, në Zyrih 3 persona u plagosën në një xhami.
22 Mars – Sulmet në Bruksel, 35 persona u vranë, përfshirë edhe tre kamikazët
10 Maj – 1 person u vra dhe 3 u plagosën në një stacion treni në Mynih pasi u sulmuan me thikë nga një ekstremist
13 Qershor – 3 të vrarë në Paris, mes tyre edhe atentatori. Dy policë që po matoheshin u qëlluan për vdekje me thikë
14 Korrik – 87 të vdekur në Nice, mes të cilëve edhe autori. Një kamion hyri në mes të turmës në shëtitore gjatë Ditës së Bastijës.
24 Korrik – Shpërthim vetëvrasës në Ansbach, Gjermani. 15 të plagosur, vdes kamikazi
26 Korrik – Vritet prifti 84-vjeçar në Normandi, Francë. ISIS mori përgjegjësinë
16 Tetor – Një 16-vjeçar goditet për vdekje me thikë në Hamburg të Gjermanisë. ISIS mori përgjegjësinë./mapo.al