Plehrë, i çmendur, hajdut/ Basha sulmon ashpër Ramën
Dritare.net
Në një gjuhë të ashpër Basha, ka lëshuar fyerje dhe akuza të forta ndaj kryeministrit për atë që ai e quan vjedhjen më të madhe në historinë e infrastrukturës.
Basha shton gjithashtu se Rama po përdorë policinë si burracak.
“Po përdor policinë si burracak, i përdor duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë të përballen me protestues të mllefosur, e pastaj do ti bëjë dhe dëshmore me zor. Do të pëlqeje ta bejë dëshmore me zor o plehrë, mezi po pret o i sëmurë, ajo duhet të punojë në një vend tjetër, nuk duhet të jetë në radhën e parë të protestës, nuk vihen vakza e zonja të pambrojtura, po kështu e mbajte mandatin e parë, dhe tani do ti bësh vajzat police dëshmore për tepsinë dhe karrigen, o i çmendur o hajdut. Sot i jap një mesazh të qartë e të prerë, tërhiqu nga afera, asnjë cm nuk do të përparosh në këtë aferë, të gjitha atje janë e do të jenë. Do të marrësh atë që meriton, ndal terrorin, dhunimin barbar që po i bën të shoqëruarve. Nuk do të përfundojë me kaq, nuk do të lëmë ti marrësh 40 mln euro, kjo është vija e kuqe, sprapsu dhe mendohu mirë”- tha Basha./ I.M-Dritare.net