Plehrat shqiptare fusin në krizën më të madhe pas luftës Dubrovnikun
Dritare.net
Erërat e forta kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në këtë qytet, dhe qindra vullnetarë janë angazhuar për të pastruar qytetin.
“Për shkak të lumenjve që derdhen në Adriatik, një pjesë e mirë e plehrave që prodhojnë zonat rurale përfundojnë në këtë det. Që andej, rryma e Otrantos që ngjitet lart në drejtim të veriut dhe pastaj zbret poshtë rishtas ne Mesdhe nga krahu italian, bashkë me ujërat e ngrohta çon edhe plehrat shqiptare. Kjo ka ndodhur këto ditë në Dubrovnik.
Rikujtojmë se vetëm 5% e fshatrave shqiptare kanë sistem të organizuar të grumbullimit të mbeturinave urbane në vende të caktuara nga ku mblidhen. Të tjerat hidhen në natyrë, në rrëpira, përrenj dhe lumenj”, thotë eksperti i lundrimit, Geri Selenica, në një postim në Facebook, shkruan dritare.net./ I.M-Dritare.net