Plas te Zvicra, Granit Xhaka shpërthen kundër Federatës
Dritare.net
Padyshim që Xhaka dhe Shaqiri ishin protagonistët absolutë me golat e tyre, por edhe me festën me shqiponjë që ngjalli shumë debat edhe në Zvicër.
Ndërkaq, mesfushori Granit Xhaka ka reaguar ashpër ndaj Miesherit, duke u shprehur se akuzat e tij janë të pabaza dhe se gjysma e skuadrës zvicerane është e përbërë nga lojtarë me dy nënshtetësi.
"Kur po luanim në Rusi dhe ishte problemi i shqiponjës, Aleksi erdhi duke na thënë që të mos shqetësohemi, pasi do të kishim mbështetjen e tij në çdo moment, ndërsa pa eliminimit, i njëjti person thotë që lojtarët me 2 nënshtetësi nuk duhet të luajnë. Deklarata e tij vjen drejtpërdrejtë te unë dhe te futbollistët e tjerë si unë. Ai kishte të drejtë të thotë kështu, nëse unë apo të tjerët nuk do të jepnim maksimumi, por ne vijmë nga Rusia me vetëm një humbje.
Ne të gjithë jemi zviceranë dhe luajmë për kombëtaren e Zvicrës, pasi jemi padyshim mirënjohës për atë që Zvicra na ka dhënë. 50-60% e skuadrës është me dy nënshtetësi, pasi familja ime është nga Kosova, Embolo nga Kameruni, Akanzhi nga Nigeria e Rodrigez nga Kili. Gjithashtu, edhe Petkoviç është me dy nënshtetësi, por ne derdhim djersë dhe gjak për skuadrën kombëtare. Deklaratat e tij kanë sjellë shumë pakënaqësi dhe zhgënjim te ne”-shprehet Xhaka./d.m-dritare.net