Plas sherri te Ekonomia, Spahia-Braçes: O Erjonush

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Megjithëse ashtu si çdo mbledhje tjetër, edhe kjo mbledhje ditën e sotme është përballur me debate dhe ofendime mes deputetëve të PS-së dhe PD-së.

Pjesë e mbledhjes së Momisionit të Ekonomisë, ishte edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka prezantuar projektligjin  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar”.

Ndërkohë, Jorida Tabaku, deputetja e PD-së kërkoi që, rend dite të vendosej çështja e Teatrit, një çështje shumë problematikë, edhe molla e sherrit mes deputetëve të dy partive. Pas shumë debatesh mes, Tabakut, Erion Braçes dhe Bardh Spahias, u mbyll edhe mbledhja e Komisionit.

 

Pjesë nga debati:

Tabaku: Çdo diskutim qe ne kemi bërë në këtë komision ka dalë i vërtetë. Kemi ngritur shqetësimin për rritjen e vazhdueshme të taksave. Sot ka një kolaps me sistemin e taksave.Sot prona publike po falet po grabitet po i jepet një privati. Pasi qeveria rriti taksat me 5 mld euro nuk gjen dot para për Teatrin. Oligarkët janë duke marrë çdo tender. Negociatat nuk u hapën. I kemi pritur këto shqetësime. Qeveria është duke i përkeqësuar. Sot me pr/ligjin e Teatrit është afera më e madhe.Votat tona nuk do t’i ketë.Veliaj është mjeshtër për të sulmuar. Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin por parlamenti nuk ia lejoi komisionit të ekonomise qe ky ligj te kalojë. Me këtë ligj shkelet kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.

Erion Braçe: Më vjen keq po dua t’iu them që ligji që kemi përpara është tatimi mbi të ardhurat të ndryshuar dhe mendoj që ky ligj që ul tatimin 5% për subjeket që do te merren me agroturizëm është me interes. Për këtë ligj kemi ardhur dhe për këtë ligj ndodhet Ahmetaj. Ligji i teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet pr ligji i teatrit këtu

Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit

Brace: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në komisionin e shëndetësisë bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush./ K.C/Dritare.net

 

LEXO DHE :  Karakteri në Lidership

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.