Plas sherri para ndeshjes Serbia – Zvicra, vjen zbulimi i radhës

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, e cila më 22 qershor zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës vazhdon të krijojë tensione, shumica e të cilave janë të inskenuara nga pala serbe. Fakti që për Zvicrën luajnë katër shqiptarë është i mjaftueshëm që serbët të ndihen të provokuar.

Mediet e tyre së fundi kanë publikuar një postim në “Albanian Soccer”, i cili është cilësuar si provokim i rëndë. “Shënojeni në kalendar datën 22 qershor 2018 – luajnë Serbia dhe Zvicra (Skuadra B e Shqipërisë. Kjo ndeshje sigurisht do të ketë plot tensione.  T’u tregojmë serbëve se humbjen e kanë në ADN-në e tyre”, shkruan “Albanian Soceer” përcjellin mediet serbe./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 17 nëntor 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.