Ka nisur me debate të forta ditën e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik , pasi kryetarja e këtij komisioni nuk ka pranuar që në këtë mbledhje të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në ketë mbledhje ka qenë e ftuar vetëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro për të folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Por anëtarët e mazhorencës kanë thënë, se janë ata që e kanë ftuar Veliajn. Kaq ka mjaftuar që të plas sherri, pasi Veliaj ka insistuar të qëndrojë në komision, duke qenë nesër, kur është edhe dita që ai duhet të jetë i pranishëm, nuk mund të paraqitet për shkak të axhendës së ngarkuar. V.D/.Dritare.net/