Plas fushata si në komunizëm. Gjirokastritet kërkojnë taksë rruge edhe në jug

I nderuar kryeministri Rama
Në këto moment kur ndodheni në sulmin e opozitës dhe pengesat që ju nxjerr presidenti për ngrënien vetëm të tepsisë, ju shkruajmë këtë letër, jo të nisur nga inati pse e ha vetëm, se uria nuk ka arsye, dhe ti je i uritur sikur ke dale dje nga burgu. Arsyet jane te tjera.
Vërtetë neve na thone kolaq por kjo letër do ju dëshmojë të kundërtën. Ndaj po ta shkruajmë edhe letrën që ta përdorësh në ERTV si përkrahje nga populli.
Po e themi që në krye të herës; ne jemi per rritjen e taksave dhe taksimin e rrugëve. Jo sepse votojmë majtas. Se tek paraja nuk njihet as vëllai. Por as letren nuk është se po ta nisim kështu, badihava, pa bërë llogaritë.
Së pari, ne nuk na vret shumë taksa e tunelit se nuk na çon puna andej. Por edhe po e vendose ne jug taksen e rruges nuk eshte se na vret shume sepse hypim 20 veta ne veture ndaj kostoja për person është e paperfillshme, kur udhëtojmë. Kemi dëgjuar se kuksianët e kanë bërë nga 6 në 10 mijë lekë biletën, sapo dëgjuan se do të vihet taksa. Neve na marrin të keqen se nisemi në këmbë për aq para.
Së dyti, ne, ka ca vite që nuk para vijmë në Tiranë. Më te shumtën e herëve rrahim nga Gjirokastra ne Kakavije. Dhe në atë krah e dimë që nuk ta mban bitha ta vësh taksë se ke punë me grekun. Kështuqë në rregull jemi.

Ne e dimë se do thuash që meqë do vendosim taksë rruge do të ulim taksat e qarkullimit nga nafta dhe kështu karburantet nga 172 lekë do të ulet në 182 leke. E dimë që e qan këtë matematikë si në rastin e kilovatit kur erdhe sefte që e nxorre se 9 lekë janë më pak se 7 lekë. Por nejse. Por edhe kjo nuk na vret se ne zakonisht furnizohemi në Janinë.
Këto që të shkruajmë donim te ti thonim në celular, por ti nuk na more mbrapsh megjithëse të nisëm 4 herë zile. Ndaj po deshe hajde dhe merre letrën vetë, se kushtonte posta./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.