Planeti që ju udhëheq sipas shenjës tuaj astrologjike

Çdo shenje astrologjike udhëhiqet nga një planet dhe është ai që përcakton tiparet e personalitetit të gjithsecilit. Secili person ka karakteristikat e veta të ndikuara nga planeti i tij. Ja cili është i juaji.

Jeni Dashi? Planeti juaj është Marsi.

Marsi është planeti që ju nxit ta merrni jetën si t’iu vijë dhe të eksperimentoni herë pas here. Ai adhuron përballjet, është i drejtpërdrejtë, spontan, di çfarë do dhe arrin gjithçka.

Jeni Demi ose Peshorja? Planeti juaj është Venusi.

Venusi është planeti i dashurisë dhe ju nxit të jeni bashkëpunues dhe të kënaqeni sa më shumë. Ky planet është gjithmonë në kërkim të bukurisë dhe harmonisë.

Jeni Binjaket apo Virgjëresha? Planeti juaj është Merkuri.

Merkuri është planeti i llogaritjeve. Ai analizon çdo gjë me kujdes dhe para ndjenjave dhe emocioneve vendos arsyen. Ky planet ju nxit të jeni kureshtarë dhe të falni sa më shumë.

Jeni Gaforrja? Planeti juaj është Hëna.

Hëna është planeti i butësisë dhe feminilitetit. Ai është planet mbrojtës dhe ju sjell humorin e mirë. Ndonjëherë ju bën të jeni edhe kapricozë dhe fëmijënorë.

Jeni Luani? Planeti juaj është Dielli.

Luani di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen, flet me gjeste dhe zë të lartë dhe shkëlqen gjithmonë. Dielli i nxit të jenë të kujdesshëm me fjalët dhe të ndjeshëm me personat që i vlerësojnë dhe i respektojnë.

LEXO DHE :  Ja kur do jetë takimi i radhës mes Donald Trump dhe Kim Jong-un!

Jeni Akrepi? Planetët tuaj janë Marsi dhe Plutoni.

Këta dy planetë ju bëjnë të keni shumë komplekse, por nga ana tjetër të jeni edhe karizmatike. Ju nuk keni frikë nga ndryshimet, të rrezoni tabutë dhe të prisni shumë nga jeta.

Jeni Shigjetari? Planeti juaj është Jupiteri.

Ky planet ju bën të punoni në grup, të jeni bashkëpunues dhe të dini të ndani gjithmonë rolet. Ju jeni praktike dhe mjaft optimistë.

Jeni Bricjapi? Planeti juaj është Saturni.

Saturni ju bën të jeni rigoroze dhe të mos ja lini asgjë rastësisë. Nga ana tjetër falë tij jeni kurajozë dhe çdo punë e kryeni me shumë kujdes dhe përpikmëri. Për ju fjalët kanë peshë të madhe dhe gjithmonë i përdorni ato me maturi dhe saktësi.

Jeni Ujori? Planeti juaj është Urani.

Ky planet ju bën të ecni përpara të sigurtë dhe pa frikë.

Jeni Peshqit? Planeti juaj është Neptuni.

Neptuni ju bën persona të përshtateshe me çdo gjë. Ju nuk jeni të fiksuar pas gjërave materiale dhe ecni me intuitë gjithmonë. Në marrëdhëniet me miqtë apo partnerët jeni shpërthyes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.