Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti të premten, 22 mars!
Dritare.net
RESHJET
Sot pasdite (e enjte dt.21) dhe nesër (e premte dt.22) nuk priten reshje në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e premte dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 19 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: 4 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte dt.21) dhe nesër (e premte dt.22) era pritet të fryjë mesatare deri fortë në bregdet dhe në zonat malore të vendit.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e enjte dt.21) dhe nesër (e premte dt.22) qarqet Durrës, Tiranë, Fier, pritet të jenë në nivelin “I MODERUAR’’ të rrezikut, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelet “I ULËT” ose “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” nё zona tё lokalizuara, konkretisht qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë."-thuhet në njoftimin e IGJEUM./A.C/dritare.net