Plane për fundjavën? Ja sa do të shënojë termometri të shtunën, 23 shkurt!
Dritare.net
Nga ditët e nxehta dhe me diell si duket shkurti po mbyllet me temperatura të ulëta, ku në zonat malore do të ulen deri në -8 gradë celcius.
RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.22) dhe nesër (e shtunë dt.23) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa raste ato do të jenë me karakter të theksuar lokal.
Reshje të dobëta dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel (përfshirë edhe perëndimin e vendit), kryesisht si dëborë e përzier me shi.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e premte dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Ndërsa nesër (e shtunë dt.23) era do të fillojë të forcohet shumë në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë të fryjë e fortë në pjesën më të madhe të territorit (sidomos në Veri).
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e premte dt.22) dhe nesër (e shtunë dt.23) në pjesën e parë të ditës, për shkak të erës së fortë, qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin “I ULËT” për zjarre në pyje, lokalisht i “MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)./A.C/Dritare.net