Plane për fundjavën? Ja në cilat qytete do të bjerë shi të shtunën!
Dritare.net
RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.01) dhe nesër (e shtunë dt.02) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive (kryesisht në zonat kodrinore-malore). Në qarqet e tjera ato pritet të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për momente të shkurtra reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore në Veri dhe në Jug-Perendim.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e premte dt.01) dhe nesër (e shtunë dt.02) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.-thuhet në njoftimin e IGJEUM./A.C/dritare.net