Plane për festat? Ja si do të jetë moti me 28 dhe 29 nëntor!
E Martë 27 Nëntor 2018, 09:09
Dritare.net
Dita e sotme më shumë do të karakterizohet me reshje shiu dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit. Por si do të jetë moti për festat e nëntorit?
Nëse keni bërë plane për të dalë, shumë mirë, sepse moti do të jetë kryesisht i kthjellët.
Sipas metoalb, data 28 nëntor do shoqërohet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në vend, ndërsa data 29 nëntor do jetë po me kthjellime dhe vranësira, por dhe me shi të izoluar në zonat qendrore të vendit.
Në përgjithësi, moti do të jetë i përshtatshëm për të kaluar këndshëm, festat e nëntorit./E.B-dritare.net