Plagosja para drejtorisë së policisë, ja detajet e para!

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë pranë drejtorisë së policisë në Gjirokastër.

Nga të dhënat e para mësohet se të plagosur kanë mbetur dy persona, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Raportohet se njëri nga të plagosurit është shtetasi  Xhelo Gërveshi nga Lazarati, ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurit tjetër.

LEXO DHE :  Sëmundja nga kondicioneri/ Virozat bëhen problematike, shumë të prekur kërkojnë ndihmë

Gërveshi është plagosur në këmbë.

Dy personat janë konfliktuar me njeri-tjetrin brenda një pike bastesh, por përplasja është zhvendosur në ambjentet e jashtme të saj./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.