Plagosi prindërit me thikë, 25-vjeçari tregon arsyen: Ishte e çastit, isha në gjendje shoku

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi me thikë prindërit e tij. Hajri Neziri plagosi babanë Dëstan Neziri, 75-vjeç dhe të ëmën Hasije Neziri 64-vjeç, pas një debati që kishte patur mes tyre.

Ai ndodhet në gjendje shoku pas veprimit që kreu, ndërkohë që ka pohuar se gjithçka ishte e çastit. Sipas tij, sherri nisi pasi ai ishte i papunë dhe prindërit ngulnin këmbë dhe i flisnin shpesh për këtë gjë.

LEXO DHE :  21 rastet, kur Meghan dhe Kate janë veshur njësoj!

Edhe babai i 25-vjeçarit mësohet të ketë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se gjithçka ishte e çastit. Ndërkohë bëhet me dije se 64-vjeçarja është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 75-vjeçari në gjendje të stabilizuar./d.m-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.