Plagosi me thikë prindërit, ndërron jetë në spital 25-vjeçari

Pasi  plagosi prindërit e tij mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçari nga Tirana u hodh nga kati i  tretë i pallatit. Mësohet se shtetasi me iniciale B.S ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm,në spital.

Nga hetimet e para të policisë, mësohet se, pas grindjes që 25-vjeçari ka pasur me prindërit dhe plagosjen e këtyre të fundit, është hedhur nga pallati. 25-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën dhe ka ndërruar jetë këtë mëngjes.

 

Informacioni paraprak mbi ngjarjen mbrëmjen e të shtunës:

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Brenda pak minutave tjetër aksident në aksin Levan-Fier

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.