Plagoset me thikë kryebashkiaku në Poloni, në gjendje kritike edhe pas 5 orësh operacion

epa07282543 (FILE) - Mayor of Gdansk Pawel Adamowicz speaks during the ceremony marking 78th anniversary of World War II outbreak in Westerplatte, in Gdansk, Poland, 01 September 2017 (reissued 14 January 2019). Adamowicz was attacked with a sharp instrument by an unknown assailant, during the concert associated with the 27th finale of the Great Orchestra of Christmas Charity in Gdansk on 13 January 2019. Adamowicz was reported to be in a serious condition. EPA-EFE/ROMAN JOCHER POLAND OUT

Mbetet ende për t’u sqaruar dinamika e një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 13 janarit në Poloni, ku kryebashkiaku i Danzica-s, u godit me thikë. Pawel Adamowicz u plagos teksa ndodhej në skenën e ngritur për një event bamirësie.

Sipas “TVN24”, rreth orës 20:00, një person ende i paidentifikuar u ngjit në skenë duke ulëritur, teksa po zhvillohej aktiviteti bamirës për të mbledhur fondet e nevojshme për financimin e blerjes së aparaturave spitalore. Vetëm pak minuta më pas, të pranishmit kanë parë kryebashkiakun që mbante me dorë pjesën e barkut, ku edhe ishte goditur.
Sipas medieve polake është arrestuar një i dyshuar, ndërsa për ngjarjen theksohet se është përdorur një thikë.

Adamowicz është kryebashkiaku i Danzica-s, qytetit portual në Balltik, prej vitit 1998. Pas plagosjes, ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur rreth 5 orë, por sipas mjekëve, ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
“Pacienti është gjallë”, u ka thënë gazetarëve Tomasz Stefaniak, kirurgu i cili e operoi në Poliklinikën universitare lokale, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, duke shtuar se “Kushtet jetësore të pacientit janë shumë shumë serioze, dhe orët në vijim do të jetë vendimtare”.
“Adamowicz-it iu bë një ndërhyrje në zemër, ndërkohë që kishte pësuar dëmtime edhe në pjesën e diafragmës, ndërsa thika kishte prekur edhe organe të tjera jetësore”, tha mjeku.
Gjatë ndërhyrjes, sipas tij kanë qenë të nevojshme 41 transfuzione gjaku.
Kryebashkiaku i Danzica-s prej vitit 1998, Adamowicz është 53 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./Dritare.net

LEXO DHE :  Djeg autobuzin me studentë në Milano, 47-vjeçari: Nuk shpëtoni të gjallë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.