Pjesë nga ditari i Ramës: Çfarë mendon për 16 marsin!

E dielë 10 Mars

U bënë tre ditë që jam në Fier dhe nuk më iket. Më merr edhe Linda në telefon se bëhet merak, por i them që jam rehat këtu: popull i dashur, ushqime bio, dhe demokratë të lezeçëm që bëjnë miting. Më pëlqen sidomos ai Luani. Nuk e dija se ekzistonte. Duhet të jetë nga Mallakastra. Sidoqoftë uroj ta vazhdojë kështu se ma bën Fierin me 16 deputetë të PS. Këtu as në ‘97 nuk u dogj gjë, por mesa duket Lakes i fryjnë.

Pyeta për Lulin se ka ca kohë që nuk më hap telefonin dhe më thanë që kishte qenë në Paskuqan në takim me banorët tek shkolla. Shkollën e kanë bërë tek varrezat e fshatit. Djalë me shije. Po e lashë të bëhet kryeministër do ta bëjë kryeministrinë më Tufinë. Më thotë Iliri që nuk ka gjë me mua por e shtyjnë doktori me Monën. Edhe ai i shkreti ka hall se do ti marë Mona partinë. I thashë që e kishe mirë Vasilin, por më tha që nuk e besonte njeri se dihet që unë dhe ai jemi kushërinj.

LEXO DHE :  Emrat/ Ja personat që u lanë në burg për protestën e 16 marsit!

Porosita mëngjesin dhe më sollën tre vezë patate të skuqura me djathë. Ça të haje. I porosita të më bënin nja 30 kokra ti marr me vete, por nuk kam lekë me vete. Më thanë që nuk ka problem.

Edhe mitingu shkoi mirë. Kanë lezet fierakët, hodhën ca vickla për inçeneritorin, por tani janë shtruar. Do ju bie edhe termocentralin e Korçës këtu.

Ai djali që ka marrë koncesionin e inçeneritorit më kërkoi prapë lek. Ku i do lekët mor mut, i thashë. Unë flas për miletin sesa mirë dhe e shëndetshme është të kesh inçeneritor, po ti i ke marrë lekët dhe nuk ke bërë as gjysmën e punës.

Pastaj shkova në Seman të ha një peshk. E kishte qarë Trifka.

Sot duhet të kthehem patjetër në Tiranë. Duhet të ndjek dhe koordinoj televizionet për transmetimin live të revolucionit të Lulit në 16. Nuk mund ta humbas këtë eveniment./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.