Pjesë e grupit kriminal, arrestohet 31-vjeçari në kërkim
E Shtunë 6 Tetor 2018, 10:10
Dritare.net
Ervis Veizi ishte shpallur në kërkim, që prej shkurtit të këtij viti.
Në datën 9 qershor 2018, Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. 31-vjecari ishte i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash të goditur nga policia e Sarandës në shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë./K.C/dritare.net