Pjerin Ndreu ka një mesazh për Mirela Kumbaron: Edhe unë kam libra

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me deputetin, Pjerin Ndreu kanë zhvilluar një takim me të rinjtë socialistë, të cilëve u kanë dhënë edhe kartën për anëtarësimin në parti. Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Ndreu ka bërë një batutë edhe për statusin për seksin dhe librat, që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro publikoi pak ditë më parë.

“Ndreu: Kryeministri më thotë gjithmonë polic, se në fakt kështu jam njohur me të. Por për ta mbyll dua të tregojë një sekret, kryeministri nuk e di që unë në shtëpi kam një dhomë bibliotekë me romane me poezi. Do ia them edhe Mirelës, por po ia them kryeministrit njëherë. Dhe Lezha është një vend ku ka nxjerrë shumë pena, nga Gjergj Fishta. Unë desha të recitojë një pjesë nga himni i rinisë nga Migjeni. “Rini thuaja këngës më të bukur që di, kumbi i zërit tënd përplaset në qiell, të kthejë prapë tek ne sepse hyjtë na kanë zili, e na të duam fort siç duam një diell”.

Rama: Mirëkuptoni emocionet e mia pasi një ish-polic reciton poezi. Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu sot jemi me forumin rinor eurosocialist të rilindur të Lezhës.”/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Zjarr masiv në pyjet e Librazhdit, identifikohen 3 vatra

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.