Mijëra njerëz në botë mbajnë dietë për dobësim, bëjnë ushtrime, por ka edhe nga to që përdorim medikamente të ndryshme.
Por, autoritetet në Australi kanë njoftuar popullsinë për një ilaç që po shitet online dhe mund të humbësh peshë, por në fakt ky medikament po çon pacientët drejt vdekjes.
E njohur si ‘2,4 dinitrophenol’, apo shkurt: Dnp, gjendet në disa barna, i cili reklamohet si shkrirës yndyrnash, por përveç sëmundjeve të rënda dhe vdekjes duket se nuk është asgjë tjetër.
Në 2013-n një djalë anglez 18 vjeçar vdiq, si pasojë e përdorimit të disa pilulave që përmbanin Dnp.
Ekspertja Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidnejt, shprehet: “Thuhet se, nëse substanca përdoret në dosa të vogla dhe me kujdes, është e sigurtë, por në të vërtetë, Dnp është një substancë tmerrësisht helmuese. Nuk ekzistojnë antihelme për të dhe njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që përmbajnë Dnp edhe sikur të përdoren kurat më të mira”./ I.M-Dritare.net