Sa i takon Ministrise se Mbrojtjes, ka reaguar zevendesministri Petro Koçi, i cili ne thelbin e tij thote se fajin e ka Berisha. Ja çfare deklaron ai:
"Gjykoj se komenti mbi permbajtjen e kerkeses se Ministrise se Mbrojtjes per te rrezuar padine e cila kerkon qe demin e rende te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit nuk duhet ta paguajne fajtoret por taksapaguesit e thjeshte nepermjet Ministrise se Mbrojtjes, nuk qendron. Demshperblimin per viktimat dhe te demtuarit e tjere te tragjedise duhet ta paguajne fajtoret te cilet po livadhisin lirisht e vazhdojne te bejne biznes. Nuk ka arsye qe fajtoreve politike me ne krye Berishen te mos u hyje gjemb ne kembe dhe faji te shlyhet ne kurriz te buxhetit per sigurine dhe mbrojtjen. Ky eshte qendrimi yne politik dhe me kete sluan dot askush."/dritare.net