Pesë llojet e reçipetave që ju dëmtojnë, dhe 9 të tjera që janë të sigurta
Dritare.net
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë një listë të llojeve të gabuara dhe të sigurta të reçipetave që ju duhet të blini.
Këto lloj reçipetash janë të sigurta
Ne rekomandojmë këto lloj reçipetash për përdorim të përditshëm sepse janë të rehatshme. Janë ndër reçipetat më të rregullta sepse mbulojnë gjithë gjoksin, i mban ato në një formë të mirë natyrale.
Reçipeta që mbyllen para
Nëse jeni mërzitur nga reçipetat e përditshme, provoni të përdorni disa reçipeta të mbyllura para. Ajo mund të jetë po aq e rehatshme sa të tjerët, por ka një mekanizëm ndryshe që nuk është e vështirë për tu mësuar.
Reçipetat sportive
Lëvizja e gjoksit gjatë stërvitjes mund të shkaktojë shumë siklet. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të mbani veshur reçipeta sportive kur jeni në aktivitet.
Reçipetat që përshtaten me kanotjeret e vrapit
Nëse jeni duke kërkuar diçka më të modës, shikoni foton më poshtë dhe kjo është ajo çfarë ju duhet të blini.
Reçipetat me mbushje
Këto lloj reçipetash janë me një mbushje të trashë brenda që e shtyn gjoksin lartë duke i dhënë një pamje më voluminoze.
Këto reçipeta mbulojnë të gjithë gjoksin
Nëse ju dëshironi që gjoksi juaj të mos bjerë shumë në sy, me këto lloj reçipetash do jetë më e lehtë për të shmangur vëmendjen. Minimizojnë volumin e gjinjve tuaj duke ju bërë të ndiheni më të sigurt dhe në gjendje të mirë.
Reçipeta pa rripa
Nuk do të thotë se po mbani reçipeta të rregullat nëse nuk kanë rripa. Këto lloj reçipetash e ulin masën e gjoksit duke e bërë atë të mos ngjajë shumë i madh. Këto lloj reçipetash janë të mira për vajzat që kanë gjoks të vogël ose mesatar.
Reçipeta me formë
Këto lloj reçipetash u popullarizuan në vitet 40. E bën gjoksin tuaj me formë, të bjerë shumë në sy, njësoj si pamja që shohim në fotografitë e Marilyn Monroe.
Këto lloj reçipetash janë tepër praktike
Kjo është zgjidhja për të gjitha ato vajza që kërkojnë reçipeta të rehatshme. Shiritat e pasme të këtyre reçipetave ju ndihmojnë të mbani drejtë shpinën dhe shpatullat.
Llojet e reçipetave që mund të jenë të këqija për ju
Reçipetat që ngjajnë me ato të plazhit
Është e rëndësishme që të përdorni reçipetat që e mbështesin mirë gjoksin, sepse përndryshe mund t’ju shfaqen shumë probleme shëndetësore. Prandaj mos i përdorni këto lloj reçipetash pa asnjë bazë.
Reçipeta me mbyllje të keqe
Reçipetat duhet të përshtaten siç duhet, përndryshe mund t’ju shfaqen reaksione të ndryshme në lëkurë ose probleme shëndetësore.
100% fibra sintetike të reçipetave
Materiali që përdoret për prodhimin e rrobave qëndron në to më shumë se ju mund ta mendoni. Gjoksi është një nga pjesët më të ndjeshme të trupit femëror, duhet t'i kushtoni vëmendje të kujdesshme materialeve të reçipetave. Pambuku mund të jetë pak i ngurtë, që nuk lejon ajrosjen.
Reçipetat ngjitëse
Këto lloj reçipetash rrinë në gjoksin tuaj përmes materialit ngjitës me të cilin janë krijuar. Këto kimikate nuk duhet të jenë në kontakt me lëkurën tuaj. E shtrëngojnë lëkurën tuaj dhe nuk e lejojnë atë të ajroset.
Reçipetat plastike
Reçipetat plastike janë një nga llojet më të këqija, sepse jo vetëm që ata janë të pakëndshme por ju krijon irritime në lëkurë./A.C/dritare.net