Përurohet Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, Manastirliu-Bushati: E gjithë vëmendja te mosha e tretë

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vizituan ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër, e cila është rehabilituar tërësisht.

“Kemi detyrimin të investojmë për të moshuarit , për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç investuam këtu në Shkodër, rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

Ministri Bushati vlerësoi punën e ministres.  Ai  e shikon qendrën e rehabilituar si një model suksesi.

Investimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, nuk është i vetmi. Manastirliu tha se brenda 6 muajve do hapet shtëpia e të Moshuarve në Palasë dhe do rijetësohen  institucionet e përkujdesit në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, veç ofrimit të shërbimeve të integruara, ka mundësuar edhe vizita speciale për çdo të moshuar në qendrat rezidenciale.

LEXO DHE :  Balla i drejtohet Bashës: Lulzim mos kërko marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet

Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se “Në kuadër të reformimit të sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror kemi miratuar standardet e shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, duke hedhur një hap të rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për të moshuarit në nevojë”./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.