Peru/ Vetëvritet ish presidenti, akuzohej për korrupsion
E Mërkurë 17 Prill 2019, 18:06
Dritare.net
Garcia u çua me emergjencë në spital në kryeqytetin Lima, por mjekët e kishin të pamundur të bënin diçka. Vdekja e tij u konfirmua nga presidenti i tanishëm Martín Vizcarra, informon dritare.net.
García u akuzua për marrjen e një ryshfeti nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht edhe pse ai e mohoi akuzën. Policia ishte dërguar për ta arrestuar atë për korrupsion.
Ministri i Brendshëm Carlos Morán u tha gazetarëve se kur erdhi policia, Garcia kërkoi të bënte një telefonatë dhe hyri në një dhomë duke e mbyllur derën. Minuta më vonë, u dëgjua një pistoletë, tha zoti Moran. Policia e hapi derën me forcë dhe gjeti Garcian në një karrige me një plagë plumbi në kokë./D.B/Dritare.net