Përplasje mes Berishës dhe Kryemadhit për Klement Zgurin
Dritare.net
I pari foli Berisha
Berisha: Duhet ta fillojmë mbledhjen edhe pa Lulin pasi ai ka ca probleme në shtëpi.
Kryemadhi: Ça ka ndodhur doktor, është zënë me vjehrrin? Se edhe ai imi nuk e kuptoi dorëheqjen.
Berisha: Jo, ka rënë pak vonë për gjumë dhe e kupton vetë ti.
Kryemadhi: Dakort doktor, por duhet ti flasësh pak, se edhe në datë 21, prita një orë tek Shqupi sa erdhi ai. Do bythë opozita.
Berisha: E drejtë, po ja, po e zëvendësoj unë.
Kryemadhi: Ok, më mirë kështu.
Mehdiu: A mund të flasim edhe ne në emër të elektoratit republikan?
Kryemadhi: Na ler rehat Fate, se nuk kemi kohë për shaka.
Mehdiu: Ju lutem mos u tallni.
Kryemadhi: Unë po tallem apo ti? Doktor, kalojmë tek tema?
Berisha: E drejtë, fillojmë. Kështu pra, KQZ na ka kthyer kërkesat për heqjen e mandateve sepse nuk janë plotësuar mirë. Ka gabime ortografike.
Kryemadhi: Këto me gabime ortografike mund të jenë të miat se kemi edhe disa me tetëvjeçare në lista, sidomos ata qe vijnë pas Kejdës. Ti e di doktor sesi e kanë katandisur arsimin këta. Ne prandaj po çohemi.
Berisha: E drejtë. Por duhet parë edhe se mos e kanë bërë me qëllim një pjesë e tyre.
Kryemadhi: Tek këta të mitë nuk bën vaki doktor. Terin e kishte zgjedhur Meta. Po ti shiko pak këta që të ka zgjedhur Basha se nuk më duken burra tamam.
Berisha: Monika, tani mos na fut tek kjo pjesë. Nuk duhet mbjelle përçarja. Pastaj kemi nevojë një çike edhe për këta tipat se na merr me sy të mire Evropa.
Kryemadhi: Dakort doktor, po si do ja bëjmë?
Berisha: Mona, dëgjo, se edhe Klementi nuk e ka bërë me kokën e vet. Po shyqyr që e bëri. Se edhe ne kemi kohë që të sqarojmë Evropën, por edhe Luli mësohet me oraret e reja. Le që, ka mundësi e drejtoj vetë ketë protestë se më duhen ca orë shtesë që të plotësoj pensionin.
Kryemadhi: Kështu jam dakort doktor.
Berisha: Gjithsesi Mona, në konferenca shtypi dhe këngë para turmës, do lemë prapë Lulin. Ki besim tek ai se edhe zëri në fillim i ikte, pastaj ia mori dorën.
Kryemadhi: Dakort Doktor. Por po nuk e përballoi, do nxjerr unë ca nga këta që më ka lënë Meta dhe po nuk pranuan, me këtë rast i përjashtoj nga partia. /dritare.net