Përplasje mes Bashës dhe Ruçit: Mos i vër kazmën Kuvendit
E Enjte 12 Tetor 2017, 11:11
Dritare.net
“Detyra jote është të zbatosh rregulloren, jo ta amendosh me kartonat e një shumice. Deputeti kërkon zbatimin e rregullores, ti kërkon ta ndryshosh me votë. Mësoje këtë, zbatoje rregulloren. Mos i vër kazmën punimeve të parlamentit.
Mbase e ke porosi si javën e kaluar. Mos i vër kazmën parlamentit. Nuk je ti që vendos me shumicë kartonash sesi veprohet. Se nuk dua që kjo seancë të degjenerojë si herën e kaluar dhe e dyta se vërej një përpjekje sistematike për ta devijuar çështjen sipas interesit”, tha Basha./L.P./Dritare.net