Përplasje Basha-Berisha në grupin parlamentar

Sipas informacioneve të demokratit dixhital, dje në grupin parlamentar të PD ka pasur përplasje mes Bashës dhe Berishës. Ja proces-verbali i mbledhjes që ka nisur për dritare.net:

Lulzim Basha: Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar anëtarë dhe anëtare të grupit parlamentar.

Berisha: Luli, pak më shpejt.

Basha: Siurdhëron shef. Pra të nderuar zonja dhe…

Berisha: Luli, lere se po e drejtoj vetë.

Luli: Shef, po unë…

Berisha: E di Luli e di, je kryetar. E mbaj mend. Po kjo është situatë lufte. Kështu si e ke nis ti zoti Basha, ndonjë ditë do të caktonte Erion Veliaj edhe kryetarin e grupit parlamentar, se rektoren ishe duke e hangër ti. Kur është luftë e drejtoj unë këtë parti.
Pra, zonja dhe zotërinj, siç e patë edhe vetë, bijtë e etërve për pak qenë duke ju marrë universitetin, por bëni shyqyr që unë kam qenë shok i etërve të tyre dhe ja u di hilet. Tani jeni në provë të gjithë. Po ja u futi edhe Kokëdhima, mos më dilni më përpara.
Kalojmë në pikën dy. Nga “fshatari dixhital” kam marrë njoftime se këta kanë filluar të zëvendësojnë farën vendase të hashashit me farë vietnameze. Kjo është shumë e rëndë, zotërinj. Ky ndryshim, do të hedhë poshtë traditën vendase që ne e kultivuam me durim për tetë vjet me rradhë. Përveç kësaj, synimi i Edvin Shullazit dhe Saje Qorrit, është të lerë pa punë fshatrat tona duke i dhënë prioritet fshatrave që kanë votuar partinë siçiliste. Ata e dinë që ne nuk mund të hapim kurse kualifikimi, kështuqë dalim jashtë loje. Apo jo Genci.

Genc Ruli: Kjo është e vërtetë. Gjithë projektet tona shkojnë dëm dhe Lazarati dhe tradita e tij që aq shumë çmohej në Hollandë, humbasin.

Lulzim Basha: Ka shumë të drejtë Genci.

Berisha: Luli, nuk të pyeta. Prandaj mendoj që duhet ta denoncojmë me forcë këtë rast. Po ne nuk mund të lejojmë mor zotërinj edhe një krim ekologjik siç është humbja e varietetit vendas të hashashit. Flamur, sot pa humbur kohë do dalësh të bësh denoncimin e mbjelljes së varietetit vietnamez.

Flamur Noka: Shef, unë mendoj…

Berisha: Flamur, nuk të kam thirrur për mend këtu.

Flamuar Ndoka: Siurdhëron shef

Berisha: Zotërinj, po sot, spiuni dixhital, më ka nisur procesverbalet e mbledhjes së ngushtë që ka bërë grupi parlamentar i PS. Ka shumë materiale të cilat do ti diskutojmë nesër. Tani, o burra, të gjithë në punë. Luli, vazhdo ti./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.