Përplasja e policëve me Audi, gazetari: Dosja u kthye pa autorë në Elbasan

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ktheu në Elbasan dosjen e përplasjes së oficerëve të policisë me një Audi rreth një vit më parë, duke ia dorëzuar prokurorisë lokale dosjen pa autor.

 

‘Më tërhoqi vëmendjen para dy ditësh një vendim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kaluar në Elbasan dosjen e goditjes së patrullës së policisë para një viti me atë audin e famshëm. Pas asaj ngjarje u bë një rrëmujë e madhe. Ministri i Brendshëm shkoi tre herë atje. I shkarkua zinxhiri drejtues i policisë së Elbasanit, u çua një nga efektivët më të zgjedhur në atë kohë zv/drejtor i Policisë, dhe sot që flasim Krimet e Rënda e kanë kthyer në Elbasan, pasi nuk ka elementë të krimit të organizuar. Nuk është vetëm problem i Prokurorisë, por edhe i policisë. Kjo ngjarje ku vetë policia është e dëmtuar dhe ku shumica e qytetarëve të Elbasanit e dinë shumë mirë kush ishin autorët, kthehet atje pa autorë në Prokurorinë e Elbasanit a thua se është një vjedhje marketi në një rrugë të humbur. “, tha Sokolaj/Oranews/

LEXO DHE :  Hani këto ushqime, për të rritur kënaqësinë seksuale!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.