Përplasja e makinës së policisë Krimet e Rënda pushojnë hetimet
E Enjte 7 Dhjetor 2017, 16:04
Dritare.net
Për këtë incident policia arrestoi Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klement Xhaferrin dhe Ledio Zabelin si dhe shpallir në kërkim shtetasin Suel Cela. Suel Cela nuk është ndaluar pas asaj ngjarje, por ka qenë babai i tij që ka mohuar përfshirjen e djalit në këtë incident ndërsa sipas provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit gjurmët e gishtave të gjetura në automjetin e blinduar AUDI A8 i përkasin Enena Bekteshit dhe jo Suel Celës.
Kur kanë kaluar afro 3 muaj nga kjo ngjarje operacioni i bujshëm i policisë duket se është shfryrë sërish nga akuza, e cila nga krimet e rënda e ka rikthyer në elbasan aty ku hetimet do të përqendrohen për kundërshtim të forcave të policisë./D.M-Dritare.net