Përpara se të ankoheni në rrjete sociale, mësoni disa gjëra!
Dritare.net
1. Shkoni direkt te kompania kur keni ankesa
Nëse keni një ankesë për produktin ose shërbimin e një kompanie, kontaktimi nëpërmjet medieve sociale është një mënyrë për të marrë përgjigje. Por klikoni dhe shikoni se kur ata të kthejnë përgjigje. Disa kompani u përgjigjen shpejt ankesave të klientit, por disa të tjera jo. Prandaj zgjidhja më e mirë është të shkoni drejt e te kompani, që ankesa juaj të dëgjohet.
2. Komentet negative lini në faqen e kompanisë, jo të FB
Nëse keni një ankesë për veshjen, është më mirë që këtë ankesë ta shprehni jo në rrjetin e tyre social, por në faqen e kompanisë. Tani çdo gjë po funksionon online, kështu kompani do të japë një përgjigje më të shpejt për ju. Dritare.net ju sugjeron të keni gjithmonë kujdes kur bëni blerje online.
3. Kurrë mos u ankoni për çështje pune
Ankesat për punën janë shumë të rëndësishme, mos i bëni në rrjete sociale. Duke thënë gjënë e gabuar, ju, mund të shkaktoni dinamika të vështira, që mund t’ju rrezikojnë vendin e punës. Ka shumë raste kur njerëzit janë shprehur negativisht në profilet e tyre në rrjete sociale, dhe pasojat nuk ishin të kënaqshme.
4. Mos u ankoni për familjen dhe shokët
Edhe pse nuk përmendni emrat, duke postuar statuse negative që aludojnë miqtë dhe familjarët, ju do dëmtoni marrëdhëniet me ta. Ankimi për miqtë dhe familjarët në rrjete sociale, nuk është aspak një sjellje etike. Kuptoni që nëse e postoni diçka, ajo nuk zhduket më asnjëherë.
5. Kurrë mos postoni në rrjete sociale kur jeni me nerva
Postimet në rrjete sociale duhet të bëhen me kujdes, jo në momente të papërshtatshme. Mos harroni që ajo që duket një punë e madhe sot, nesër është një asgjë. Prandaj asnjëherë mos postoni në rrjete sociale kur jeni me nerva, apo të mërzitur.
6. Bëni komentet publike me respekt
Nuk ka asgjë të keqe në një debat, madje as në ata presidencialet që zhvillohen në SHBA, nëse nuk ka komente negative dhe jeni të respektueshëm ndaj njëri-tjetrit. Nëse keni pakënaqësi për statusin e dikujt, është më mirë që t’i shkruani në privat, sesa t’i bëni koment. Nëse nuk do i pëlqejë, autori i statusit, do e fshijë komentin. Gjithmonë përgjigjuni në mënyrë diplomatike.
7. Mos ki frikë t’u bëni “unfollow” njerëzve
Nëse ka njerëz në rrjete sociale që nuk ju ngjisin me komentet dhe postimet që bëjnë, bëjuni bllok ose hiqini nga lista e shokëve. Mediet sociale janë për lidhje pozitive shoqërore, për ndarjen e ideve, për njerëzimin. Ju nuk keni pse lexoni ankesat e dikujt tjetër, apo çfarë e irriton atë. /E.B-dritare.net